• Numër shërbimi: +355 42 256091

NJOFTIME > Të ndryshme > Të ndryshme

24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 12 fshatra në Dropullin e Poshtëm.

Këshilli Teknik AKUM shqyrtoi dhe miratoi projektin Ujësjellësi i Manxifës - Faza II për rehabilitimin e linjës kryesore dhe degëzimeve në 12 fshatra si dhe rehabilitimin e rrjetit të brendshëm të Derviçanit. Faza I e investimit për marrjen e ujit nga burimi Manxifës ka përfunduar në 2017. Investimi i ri synon të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 9059 banorë, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, elemininim e ndotjes së ujit dhe instalimin e matësave për çdo abonent familjar e biznesi.
Dropulli Poshtëm sot ka furnizimi mesatar ditor 3-4 orë ujë në ditë. Rrjeti I  ujësjellësit është 30 vjeçar dhe i amortizuar . Ka lidhje të paligjshme dhe përdorim ujit të pijshëm për vaditje. Dhe 85% e abonentëve kanë lidhje pa matësa, me  faturim afrofe.

AKUM synon transformim rrënjësor në sektorin jetik të ujit, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe nxitur rritjen ekonomike drejt zhvillimit të qëndrueshëm.