• Numër shërbimi: +355 42 256091

MULTIMEDIA > Aktivitete > Aktivitete

Tiskens: Banka Gjermane - KfW në fokus mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit në Shqipëri

Christoph Tiskens, Drejtori i Përgjithshëm i Europës Juglindore dhe Turqisë , KfW- Banka Gjermane për Zhvillim priti në një takim zyrtar në zyrat qëndrore të KfW, Frankfurt Alqi Bllakon, Drejtor i Përgjithshëm, AKUM- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës -Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Tiskens garantoi se KfW do të vazhdojë të mbështesë ngushtësisht Shqipërinë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe sektorin e mbetjeve. KfW në kuadër të mbështetjes financiare që i jep Shqipërisë dhe investimeve e projekteve aktuale në sektorin e ujit do të vijojë fokusin e saj për jetësimim e projekteve strategjike, jo vetëm për të garantuar zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit, por edhe ofruar qytetarëve shqiptarë përmirësimin e cilësisë së jetës. Bllako nga ana e tij njohu Tiskens dhe ekipin e KfW me zhillimet më të fundit në sektor si prioritet strategjik i qeverisë shqiptare dhe nënvizoi -: “ Partneriteti strategjik me KfW është realitet i suksesshëm në Shqipëri. Bashkitë që janë mbështetur financiarisht dhe projektet e implementuara nga KfW , sot kanë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme për qytetarët, jo vetëm në shërbimin cilësor që ofrojnë por edhe për performancën e qëndrueshme për shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, duke sjellë kështu rritje të ndjeshme të përformancës së tyre” Bllako u ndal dhe fokusua në kërkesën e AKUM për mbështetjen nga KfW të ujësjellës – kanalizimeve për Tiranën, duke theksuar arritjet e deritanishme, por dhe sfidat aktuale për zgjidhjen përfundimtare të infrastrukturës së ujësjellës - kanalizime në Tiranë. Ky projekt vlerësohet si ndër më strategjikët për Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë . “Tirana sot po përjeton një transformim të shpejtë rrënjësor. Bashkia Tiranë, si një bashki model në menaxhim e administrim, sfidon veten çdo ditë për t’ju ofruar një jetë cilësore qytetarëve. Ne duhet t’i mundësojmë Bashkisë domosdoshmërisht një infrastrukturë moderne e bashkëkohore, për t’i dhënë mundësinë t’i shërbejë denjësisht kryeqytetasve në këtë sektor jetik” Programi Infrastruktura Bashkiake V që pritet të mbështetet nga Banka Gjermane - KfW me 130 milionë Euro, synon të nisë zbatimin brenda vitit 2020 dhe të shtrihet në 11 qytete Shkodër, Lezhë, Kamëz, Elbasan, Berat, Kucovë, Lushnjë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë e Fier. Ky program është aktualisht në fazën përgatitore studimore. Investimi do të synojë rehabilitimin e modernizimin e sistemeve UK, si dhe ndërtimin e të paktën 3 impianteve trajtimi të ujërave të përdorura