• Numër shërbimi: +355 42 256091

PROJEKTE > Projekte me financim nga buxheti i shtetit >

Furnizim me ujë i fshatrave të komunës Golem

Vlera e plote : 420,319,978 lekë me tvsh

Kontrata ështè lidhur më datë 10.06.2015 me nr.prot 1688 ndërmjet kontraktorit “ G.P.G Company”shpk & “Gener 2” dhe Investitorit “Drejtoria e Pergjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve,Tiranë”.

Vendndodhja e Ujësjellësit:

Ujësjellësi shtrihet në fshatin Golem, në dy lagjet e reja: Lagjia e Kinemase, fshati Mali i Robit, Kryemëdhenj, Seferas, Tilaj, Golemas të gjitha këto ndodhen në Komunën Golem.

Projekti parashikon:

Furnizimin me ujë të këtyre fshatrave duke ndërtuar linjat e dërgimit, të shpërndarjes dhe ndërtimin e stacionit të pompave.

Punimet e realizuara deri tani janë si me poshte:

Ndertimi i ujësjellësit të fshatit Tilaj- Seferaj

  • Linja e Ujësjellësit me diameter nga 110 mm deri 63 mm me gjatësi 11100 ml.

Ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Kryemëdhenj:

  • Linja e Ujësjellësit me diametër nga 125 mm deri 63 mm me gjatësi 5920 ml.
  • Puseta janë ndërtuar 24 copë

Në fshatin Mali i Robit është realizuar linja e ujësjellësit së bashku me pusetat shpërndarës.

Projekti ka përfunduar dhe është kolauduar.