• Numër shërbimi: +355 42 256091

PROJEKTE > Projekte me financim nga Institucione Ndërkombëtare > Projekte me financim nga Institucione Ndërkombëtare

Infrastruktura Komunale III&IV për qytetet: Berat, Kuçovë, Librazhd, Prrenjas, Delvinë, Gjirokastër, Lushnje, Kamëz

 

Financuar nga Qeveria Gjermane (KFW),  SECO
Vlera e projektit:  50,140,000 Euro 

Konsulent teknik: Setec, Dahlem, P2m Berlin

Konsulent Institucional: CES

Nëpërmjet këtij programi, që zbatohet në dy faza është parashikuar të rehabilitohet sistemet e ujësjellë kanalizimeve për qytetet e Beratit, Kuçovës, Librazhdit, Prrenjasit, Gjirokastrës, Lushnjës, Delvinës, Kamzës, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë, sanitetit si dhe rritjen e performancës së shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve që operojnë këto sisteme.

Faza e I
Ka përfunduar faza e I e këtij programi, e cila konsistoi në planifikimin e investimeve nëpërmjet përditësimit dhe hartimit të studimeve të fizibilitetit nga konsulentët teknikë. Janë finalizuar studimet e fizibilitetit për qytetet Berat, Kuçovë, Librazhd, Prrenjas, Delvin, Gjirokastër, Lushnje, Kamëz. 

Faza II

 

Faza e II e programit konsiston në zbatimin e investimeve të planifikuara gjatë fazës së parë. Shërbimet kryesore që do të kryhen gjatë kësaj faze nga konsulentët teknikë konsistojnë në hartimin e projekteve të detajuara teknike, përgatitjen e dokumentave të tenderimit të punimeve si dhe mbikqyrjen në terren të punimeve të projekteve. Vazhdon pa problematika.